1 Timoteut 4:8-10

sepse ushtrimi i trupit është pak i dobishëm, por përkushtimi ndaj Perëndisë është i dobishëm për gjithçka. Ky përkushtim mbart premtimin e jetës së tashme dhe asaj të ardhshme. Kjo fjalë është e besueshme dhe e denjë të pranohet plotësisht. Për këtë, pra, po mundohemi e po luftojmë, sepse kemi shpresë në Perëndinë e gjallë që është shpëtimtari i të gjithë njerëzve, sidomos i besimtarëve.
1 Timoteut 4:8-10