1 Timothy 2:1-7

Para së gjithash, të bëj thirrje që të bëhen përgjërime, lutje, ndërmjetësime dhe falënderime për të gjithë njerëzit, për mbretërit dhe për të gjithë ata që kanë pushtet, që të mund të bëjmë një jetë me paqe e qetësi, plot përkushtim ndaj Perëndisë dhe dinjitet. Kjo gjë është e mirë dhe e pranueshme para Perëndisë, shpëtimtarit tonë. Ai dëshiron që të gjithë njerëzit të shpëtohen e të arrijnë ta njohin të vërtetën plotësisht, sepse një është Perëndia dhe një është ndërmjetësi mes Perëndisë e njerëzve: njeriu Jezu Krisht. Ai e dha veten si shpengim për të gjithë dhe këtë dëshmi e dha në kohën e duhur. Për këtë u caktova predikues e apostull, për t'u mësuar kombeve besimin dhe të vërtetën. Po them të vërtetën, nuk gënjej.
1 Timoteut 2:1-7