1 Peter 5:6-14

Përuluni nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t'ju lartësojë në kohën e duhur. Gjithë shqetësimet tuaja lërini në dorë të tij dhe ai do të kujdeset për ju. Kini kujdes e rrini zgjuar! Kundërshtari juaj, djalli, sillet rrotull si luan i egërsuar duke kërkuar kë të përpijë. Kundërshtojeni duke qëndruar të fortë në besim. Duhet ta dini se të njëjtat vuajtje i heqin të gjithë vëllezërit tuaj nëpër botë. Perëndia i çdo hiri, që ju thirri për lavdinë e tij të amshuar përmes Krishtit Jezu, pasi të vuani për pak kohë, do t'ju përsosë, do t'ju forcojë, do t'ju mbështetë e do t'ju vendosë mbi themele të forta. Atij i qoftë pushteti, në shekuj të shekujve! Amen! Nëpërmjet Silvanit, të cilin e çmoj si vëllanë tuaj besnik, ju shkrova shkurt për t'ju dëshmuar se ky është hiri i vërtetë i Perëndisë. Qëndroni në këtë hir! Ju përshëndet kisha e Babilonisë, e zgjedhur si ju, dhe Marku, biri im. Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë. Paqja qoftë me të gjithë ju që i përkisni Krishtit!
1 Pjetrit 5:6-14