1 Peter 3:9-14

Mos e ktheni të keqen me të keqe dhe as poshtërimin me poshtërim! Përkundrazi, bekoni, sepse u thirrët pikërisht për të trashëguar bekimin. Kush e do jetën e dëshiron të shohë ditë të mira, le ta ruajë gjuhën nga e keqja dhe buzët e tij të mos thonë gënjeshtra. Le të largohet nga e keqja e le të bëjë të mirën. Le të kërkojë paqen e le të rendë pas saj. Sepse sytë e Zotit janë mbi të drejtët e veshët e tij dëgjojnë klithmën e tyre, por ai u kundërvihet atyre që bëjnë keq. E kush do t'ju bëjë keq nëse jepeni me zell pas së mirës? Por edhe nëse vuani për hir të drejtësisë, lum ju! Mos kini frikë nga kërcënimet e tyre e mos u tronditni.
1 Pjetrit 3:9-14