Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

1 Peter 3:8-18

1 Pjetrit 3:8-18 - Së fundi, jini të gjithë të një mendjeje, të dhembshur, plot dashuri vëllazërore, të mëshirshëm e të përulur. Mos e ktheni të keqen me të keqe dhe as poshtërimin me poshtërim! Përkundrazi, bekoni, sepse u thirrët pikërisht për të trashëguar bekimin.
Kush e do jetën
e dëshiron të shohë ditë të mira,
le ta ruajë gjuhën nga e keqja
dhe buzët e tij
të mos thonë gënjeshtra.
Le të largohet nga e keqja
e le të bëjë të mirën.
Le të kërkojë paqen
e le të rendë pas saj.
Sepse sytë e Zotit
janë mbi të drejtët
e veshët e tij
dëgjojnë klithmën e tyre,
por ai u kundërvihet
atyre që bëjnë keq.
E kush do t'ju bëjë keq nëse jepeni me zell pas së mirës? Por edhe nëse vuani për hir të drejtësisë, lum ju! Mos kini frikë nga kërcënimet e tyre e mos u tronditni. Nderoni në zemrat tuaja Zotin Krisht dhe jini gjithmonë gati për t'ju përgjigjur atyre që kërkojnë arsyen e shpresës që është në ju. Por bëjeni këtë me butësi, me druajtje ndaj Perëndisë e me ndërgjegje të pastër, në mënyrë që ata që flasin keq për jetën tuaj në Krishtin, të turpërohen për shpifjet. Është më mirë të vuani duke bërë të mirën, nëse ky është vullneti i Perëndisë, sesa duke bërë të keqen.
Sepse edhe Krishti vuajti
një herë e përgjithmonë
për mëkatet tona,
ai, i drejti për të padrejtët,
për t'ju çuar te Perëndia.
Ai vdiq me trup,
por u ngjall me anë të Shpirtit.