1 Korintským 3:16-20

A nuk e dini se jeni tempull i Perëndisë dhe se Shpirti i Perëndisë banon në ju? Nëse dikush rrënon tempullin e Perëndisë, Perëndia do ta rrënojë atë, sepse tempulli i Perëndisë është i shenjtë dhe ky tempull jeni ju. Mos mashtroni veten! Nëse ndonjë nga ju pandeh se është i urtë në këtë jetë, le të bëhet i marrë, që të mund të bëhet i urtë. Sepse urtia e kësaj bote është marrëzi para Perëndisë, siç është shkruar: ai i zë të urtët në dinakërinë e tyre. Dhe: Zoti i njeh mendimet e të urtëve dhe e di se janë të kota.
1 Korintasve 3:16-20