1 Corinthians 12:27-31

Ju jeni trupi i Krishtit dhe secili prej jush është gjymtyrë e tij. Prandaj Perëndia i caktoi disa në kishë, së pari apostuj, së dyti profetë, së treti mësues, pastaj ata me dhuntitë për të bërë mrekulli, të shërimeve, të përkujdesjes, të drejtimit e të larmive të gjuhëve. A mos janë të gjithë apostuj, apo mos janë të gjithë profetë? A mos janë të gjithë mësues, apo mos kanë të gjithë dhuntinë për të bërë mrekulli? A mos kanë të gjithë dhuntinë e shërimeve, apo mos flasin të gjithë shumë gjuhë? A mos janë të gjithë shpjegues gjuhësh? Por kërkoni me zell dhuntitë më të larta. Unë po ju tregoj udhën më të lartë.
1 Korintasve 12:27-31