Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Rezultate kërkimi për: romans 15:13

Gjoni 15:13 (AL1)

Nuk ka dashuri më të madhe se të japësh jetën për miqtë.

Romakëve 15:13 (AL1)

Perëndia i shpresës ju mbushtë plot me gëzim e paqe në besimin tuaj, në mënyrë që me fuqinë e Shpirtit të shenjtë të jeni plot me shpresë.

Jozuehu 15:13 (AL1)

Kalebi, biri i Jefunehut, mori një pronë brenda trojeve të pasardhësve të Judës, ashtu siç i kishte thënë Zoti Jozuehut për Kirjat Arbanë që është Hebroni. Arbai është ati i Anakut.

Gjyqtarët 15:13 (AL1)

Ata i thanë: «Jo, duam vetëm të të lidhim e të të dorëzojmë tek ata». E lidhën me dy litarë dhe e nxorën nga shpella.

Judita 15:13 (AL1)

Ajo dhe gratë që e shoqëronin vunë kurora ulliri. Judita, doli para mbarë popullit e i priu valles së të gjitha grave. Edhe burrat e Izraelit i ndiqnin, duke tundur krahët, me kurora e me këngë në gojë.

Jobi 15:13 (AL1)

kur kthehesh kundër Perëndisë e fjalët nga goja të rrjedhin?

Urtia 15:13 (AL1)

Ai e di më mirë se të gjithë se mëkaton, kur krijon prej dheut enë e shtatore të brishta.

Siraku 15:13 (AL1)

Zoti urren çdo poshtërsi, por edhe ata që e druajnë nuk i durojnë ato.

Jeremia 15:13 (AL1)

Pasurinë tënde dhe thesaret e tua do t'i jap për plaçkë, pa çmim, për shkak të mëkateve tuaja, anembanë trojeve tuaja.

Mateu 15:13 (AL1)

Jezui u përgjigj: «Çdo bimë që nuk është mbjellë nga Ati im, do të shkulet me gjithë rrënjë.

Marku 15:13 (AL1)

Ata thirrën përsëri: «Kryqëzoje!».

Luka 15:13 (AL1)

Pas pak ditësh më vonë djali i vogël mblodhi gjithçka kishte e shkoi në një vend të largët. Atje e çoi dëm pasurinë duke jetuar pa kokëçarje.

Veprat 15:13 (AL1)

Pasi mbaruan së foluri këta, Jakobi tha: «Vëllezër, më dëgjoni.

Zanafilla 15:13 (AL1)

Dhe Zoti i tha Abramit: «Dije mirë se pasardhësit e tu do të banojnë në vend të huaj e do të jenë skllevër e të shtypur për katërqind vjet.

Dalja 15:13 (AL1)

Me mirësi udhëhoqe popullin që shpëtove. Me fuqi i prive drejt shenjtërores tënde.

Levitiku 15:13 (AL1)

Kur të pastrohet prej rrjedhjes, ai që ka pësuar rrjedhjen të numërojë shtatë ditë për pastrimin e vet. Atëherë të lajë rrobat dhe gjymtyrën me ujë të rrjedhshëm dhe do të jetë i pastër.

Numrat 15:13 (AL1)

Kështu të veprojë çdo vendas që i paraqet Zotit fli erëkëndshme zjarri.

1 Samuelit 15:13 (AL1)

Samueli shkoi tek ai dhe kur Sauli e takoi, i tha: «Të bekoftë Zoti ! Ia mbajta fjalën Zotit ».

2 Samuelit 15:13 (AL1)

Një lajmëtar erdhi te Davidi e i tha: «Burrat e Izraelit po shkojnë me gjithë zemër pas Absalomit».

1 Mbretërve 15:13 (AL1)

Ai hoqi edhe të ëmën, Makën, nga vendi i nënës mbretëreshë, për shkak se ajo kishte bërë një shtyllë të Asherasë së pështirë. Ai e preu copash idhullin dhe e dogji në luginën e Kidronit.

2 Mbretërve 15:13 (AL1)

Në vitin e tridhjetenëntë të mbretërimit të Uziahut në Judë, Shalumi, biri i Jabeshit, u bë mbret i Izraelit dhe sundoi vetëm një muaj në Samari.

1 Kronikave 15:13 (AL1)

Meqë në fillim nuk e mbartët ju, Zoti , Perëndia ynë, u zemërua me ne, sepse nuk iu drejtuam sipas rregullores».

2 Kronikave 15:13 (AL1)

Kushdo që nuk do t'i shërbente Zotit , Perëndisë së Izraelit, i madh a i vogël, burrë a grua, do të vritej.

1 Makabenjve 15:13 (AL1)

Antioku nguli fushimin kundër Dorës me njëqind e njëzet mijë ushtarë e tetë mijë kalorës.

2 Makabenjve 15:13 (AL1)

Aty iu shfaq edhe një burrë tjetër, me pamje plaku të nderuar, madhështor dhe epëror.