Rezultate kërkimi për: psalm 27:8
Jobi 27:8 (AL1)
Çfarë shprese ka i pafeu kur këputet, kur Perëndia jetën ia merr?
Psalmet 27:8 (AL1)
Për ty foli zemra ime e tha: «Kërkoni fytyrën time». Fytyrën tënde, o Zot , kërkoj.
Siraku 27:8 (AL1)
Po ta ndjekësh të drejtën, e arrin, dhe e vesh si petk lavdie.
Isaia 27:8 (AL1)
E ndëshkoi duke e dëbuar, padi kundër tij ngriti, me frymën e tij të fuqishme e degdisi, në ditën e erës së furishme nga lindja.
Jeremia 27:8 (AL1)
Por kombin dhe mbretërinë që nuk do t'i nënshtrohet Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, dhe nuk do t'ia shtrojë qafën zgjedhës së mbretit të Babilonisë, atë komb do ta ndëshkoj me shpatë, me uri e me murtajë, kumton Zoti , derisa t'i shuaj përmes tij.
Ezekieli 27:8 (AL1)
Banorët e Sidonit dhe të Arvadit ishin rremtarët e tu, mjeshtrat e tu, o Tir, ishin lundërtarët e tu.
Mateu 27:8 (AL1)
Për këtë arsye ajo arë është quajtur deri më sot «Ara e Gjakut».
Veprat 27:8 (AL1)
Lundruam me shumë vështirësi përgjatë bregut dhe arritëm në një vend që quhej «Portet e Mira», pranë qytetit të Laseas.
Zanafilla 27:8 (AL1)
Tani, pra, biri im dëgjo çka po të urdhëroj.
Dalja 27:8 (AL1)
Altarin bëje me dërrasa e lëre të zbrazët brenda. Bëje ashtu siç t'u tregua në mal.
Levitiku 27:8 (AL1)
Nëse është i varfër e nuk mund ta paguajë vlerën, të sillet para priftit, që të bëjë vlerësimin. Prifti ta caktojë vlerën sipas mundësive që ka ai që bëri kushtimin.
Numrat 27:8 (AL1)
Thuaju edhe izraelitëve: “Nëse dikush vdes pa pasur bir, trashëgimia t'i kalojë të bijës.
1 Samuelit 27:8 (AL1)
Davidi me njerëzit e tij dilnin e plaçkitnin geshuritët, gizritët e amalekitët, se këta ishin banorët e lashtë, prej Shurit deri në tokën e Egjiptit.
1 Kronikave 27:8 (AL1)
I pesti, për muajin e pestë, ishte prijësi Shamhut Izrahiti. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.
2 Kronikave 27:8 (AL1)
Jotami ishte njëzet e pesë vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për gjashtëmbëdhjetë vjet në Jerusalem.
Fjalët e urta 27:8 (AL1)
Si zogu që endet larg çerdhes është endacaku larg vendit të vet.
Ligji i përtërirë 27:8 (AL1)
Shkruaj mirë e qartë mbi gurë çdo fjalë të këtij ligji».
Jozuehu 8:27 (AL1)
Izraelitët morën për vete vetëm bagëtitë e plaçkën e qytetit, sipas urdhrit që i kishte dhënë Zoti Jozuehut.
Gjyqtarët 8:27 (AL1)
Gideoni bëri me to një efod dhe e vendosi në qytetin e tij, në Ofrah. I gjithë Izraeli kurvëroi kundër Zotit për shkak të efodit, i cili u bë kurth për Gideonin dhe për shtëpinë e tij.
Ezra 8:27 (AL1)
njëzet kupa ari, me vlerë një mijë darikë, dhe dy enë bronzi të lëmuar tërë shkëlqim, të çmuara si ari.
Judita 8:27 (AL1)
Se ai nuk na ka sprovuar me zjarr, siç bëri me ta, për t'u sprovuar zemrat, as është hakmarrë me ne. Ata që i mban afër, Zoti i godet, që t'i thërrasin mendjes».
Mateu 8:27 (AL1)
Njerëzit, të mahnitur, i thanë njëri-tjetrit: «Kush është ky që i binden edhe erërat, edhe liqeni?».
Marku 8:27 (AL1)
Pastaj Jezui shkoi bashkë me dishepujt e tij në fshatin e Cezaresë së Filipisë dhe, gjatë rrugës, i pyeti dishepujt: «Kush thonë njerëzit se jam unë?».
Luka 8:27 (AL1)
Kur zbriti në breg, Jezuit i doli përpara një njeri nga ai qytet. Ai ishte i pushtuar nga djajtë dhe kishte kohë që nuk vishej e nuk banonte në shtëpi, por nëpër varre.
Gjoni 8:27 (AL1)
Ata nuk e kuptuan se po u fliste për Atin.