Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Rezultate kërkimi për: james 1:27

1 Samuelit 27:1 (AL1)

Davidi tha me vete: «Ndonjë ditë Sauli do të më heqë qafe. Më mirë të shkoj në tokën e filistinëve. Sauli do të mërzitet duke më kërkuar në mbarë krahinën e Izraelit e unë do të shpëtoj prej dorës së tij».

1 Samuelit 27:2 (AL1)

Kështu, Davidi, bashkë me gjashtëqind burra, u ngrit e shkoi tek Akishi, biri i Maokut, mbreti i Gatit.

1 Samuelit 27:3 (AL1)

Davidi u vendos në Gat tek Akishi, ai e njerëzit e tij, secili në shtëpinë e vet. Davidi i kishte me vete të dyja gratë, Ahinoamën prej Izrelit e Abigajlën, gruan e Nabalit prej Karmelit.

1 Samuelit 27:4 (AL1)

Kur e njoftuan se Davidi kishte ikur në Gat, Sauli nuk e gjurmoi më.

1 Samuelit 27:5 (AL1)

Davidi i tha Akishit: «Nëse kam gjetur hir para teje, më jep një vendbanim në fushë, në njërin nga qytetet e tua. Përse të banojë shërbëtori yt bashkë me ty në qytetin mbretëror?».

1 Samuelit 27:6 (AL1)

Akishi i dha atë ditë Ciklagun, prandaj edhe sot e kësaj dite Ciklagu i përket Judës.

1 Samuelit 27:7 (AL1)

Davidi banoi në vendin e filistinëve një vit e katër muaj.

1 Samuelit 27:8 (AL1)

Davidi me njerëzit e tij dilnin e plaçkitnin geshuritët, gizritët e amalekitët, se këta ishin banorët e lashtë, prej Shurit deri në tokën e Egjiptit.

1 Samuelit 27:9 (AL1)

Kur Davidi sulmonte një vend, nuk linte gjallë as burra, as gra. Ua merrte dhentë, bagëtitë, gomarët, devetë e plaçkat e kthehej në Akish.

1 Samuelit 27:10 (AL1)

Kur Akishi e pyeste: «Cilin vend plaçkite sot?», ai përgjigjej: «Negevin e Judës, Negevin e Jerahmelit e Negevin e Keniut».

1 Samuelit 27:11 (AL1)

Davidi nuk linte gjallë asnjë burrë e asnjë grua dhe nuk sillte njeri në Gat, që të mos e paditnin e të thoshin: «Kështu veproi Davidi!». Kjo ishte sjellja e tij gjatë gjithë kohës që banoi në vendin e filistinëve.

1 Samuelit 27:12 (AL1)

Akishi i zinte besë Davidit e thoshte: «Është bërë i urryer për popullin e vet në Izrael. Ka për të mbetur përherë shërbëtori im!».

1 Kronikave 27:1 (AL1)

Këta janë bijtë e Izraelit, sipas numrit të krerëve të fiseve, kryemijësit dhe kryeqindësit, nëpunësit në shërbim të mbretit, sipas rendeve me të cilat hynin e dilnin për çdo muaj, gjatë të gjithë muajve të vitit. Çdo rend kishte nga njëzet e katër mijë vetë.

1 Kronikave 27:2 (AL1)

Në krye të rendit të parë të muajit të parë u caktua Jashobeami, biri i Zabdielit. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

1 Kronikave 27:3 (AL1)

Ai ishte një nga pasardhësit e Perecit dhe ishte kreu i të gjithë prijësve të ushtrisë për muajin e parë.

1 Kronikave 27:4 (AL1)

Në krye të rendit të muajit të dytë u caktua Doda Ahohiti. Në krye të rendit të tij ishte Mikloti. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

1 Kronikave 27:5 (AL1)

Prijësi i tretë ushtarak, për muajin e tretë, ishte Benajahu, biri i kryepriftit Jehojada. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

1 Kronikave 27:6 (AL1)

Ky, Benajahu, ishte njëri prej tridhjetë trimave, kreu i të tridhjetëve dhe i rendit të vet. Amizabadi ishte biri i tij.

1 Kronikave 27:7 (AL1)

I katërti, për muajin e katërt, ishte Asaheli, vëllai i Joabit, pas të cilit vinte i biri, Zebadjahu. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

1 Kronikave 27:8 (AL1)

I pesti, për muajin e pestë, ishte prijësi Shamhut Izrahiti. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

1 Kronikave 27:9 (AL1)

I gjashti, për muajin e gjashtë, ishte Irai, biri i Ikesh Tekoitit. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

1 Kronikave 27:10 (AL1)

I shtati, për muajin e shtatë, ishte Halec Peloniti, njëri prej pasardhësve të Efraimit. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

1 Kronikave 27:11 (AL1)

I teti, për muajin e tetë, ishte Sibeka Hushatiti, prej zerahitëve. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

1 Kronikave 27:12 (AL1)

I nënti, për muajin e nëntë, ishte Abiezer Anatoti, prej benjaminasve. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

1 Kronikave 27:13 (AL1)

I dhjeti, për muajin e dhjetë, ishte Mahara Netofatiti, prej zerahitëve. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.