Rezultate kërkimi për: exodus 15:1
1 Samuelit 15:1 (AL1)
Samueli i tha Saulit: «Unë jam ai që Zoti dërgoi për të të vajosur mbret mbi popullin e tij, Izraelin, prandaj dëgjoje fjalën e Zotit :
1 Samuelit 15:10 (AL1)
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Samuelit:
1 Samuelit 15:11 (AL1)
«Jam penduar që e bëra mbret Saulin, se më ka kthyer shpinën e nuk i zbaton fjalët e mia». Samueli u trishtua e i thirri Zotit gjithë natën.
1 Samuelit 15:12 (AL1)
Samueli u ngrit në të gdhirë për ta takuar Saulin që herët dhe e lajmëruan se Sauli, pasi kishte mbërritur në Karmel, ku kishte ngritur një përmendore për vete, ishte kthyer dhe kishte kaluar për në Gilgal.
1 Samuelit 15:13 (AL1)
Samueli shkoi tek ai dhe kur Sauli e takoi, i tha: «Të bekoftë Zoti ! Ia mbajta fjalën Zotit ».
1 Samuelit 15:14 (AL1)
Por Samueli iu përgjigj: «Ç'është kjo blegërimë qengjash që po më kapin veshët? Ç'është kjo pëllitje lopësh që po dëgjoj?».
1 Samuelit 15:15 (AL1)
Sauli i tha: «I sollëm prej Amalekut. Populli i kurseu dhentë e qetë më të mira për t'ia kushtuar Zotit , Perëndisë tënd, ndërsa pjesën tjetër e shfarosëm».
1 Samuelit 15:16 (AL1)
Samueli i tha Saulit: «Hesht! Do të të tregoj se çfarë më tha Zoti mbrëmë». Sauli i tha: «Fol!».
1 Samuelit 15:17 (AL1)
Samueli i tha: «Edhe pse të duket vetja i vogël, je kreu i fiseve të Izraelit. Zoti të vajosi mbret mbi Izraelin.
1 Samuelit 15:18 (AL1)
Zoti të dërgoi e të tha: “Shfarosi amalekitët, ata mëkatarë. Lufto kundër tyre derisa t'i shkatërrosh”.
1 Samuelit 15:19 (AL1)
Përse, pra, nuk e dëgjove zërin e Zotit , por iu vërsule plaçkës duke bërë ligësi në sytë e Zotit ?».
1 Mbretërve 15:1 (AL1)
Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të Jeroboamit, birit të Nebatit, Abijami u bë mbret i Judës
1 Mbretërve 15:10 (AL1)
Ai mbretëroi dyzet e një vjet në Jerusalem. Nëna e tij ishte bija e Absalomit dhe quhej Maka.
1 Mbretërve 15:11 (AL1)
Asai bëri çka ishte e drejtë në sytë e Zotit , si Davidi, paraardhësi i tij.
1 Mbretërve 15:12 (AL1)
Ai i dëboi prej vendit të gjithë lavirët e kulteve dhe i shkatërroi të gjithë idhujt që kishin bërë paraardhësit e tij.
1 Mbretërve 15:13 (AL1)
Ai hoqi edhe të ëmën, Makën, nga vendi i nënës mbretëreshë, për shkak se ajo kishte bërë një shtyllë të Asherasë së pështirë. Ai e preu copash idhullin dhe e dogji në luginën e Kidronit.
1 Mbretërve 15:14 (AL1)
Por faltoret në vende të larta nuk u shkatërruan, ndonëse zemra e Asait mbeti gjithmonë e përkushtuar plotësisht ndaj Zotit .
1 Mbretërve 15:15 (AL1)
Asai solli në tempullin e Zotit sendet dhe enët e shenjta prej argjendi e prej ari që ishin kushtuar nga i ati e nga vetë ai.
1 Mbretërve 15:16 (AL1)
Mes Asait dhe Bashait, mbretit të Izraelit, pati luftë gjatë gjithë jetës së tyre.
1 Mbretërve 15:17 (AL1)
Bashai, mbreti i Izraelit, u nis për të sulmuar Judën dhe fortifikoi Ramahun, për të penguar lëvizjen e kujtdo që shkonte e vinte nga Asai, mbreti i Judës.
1 Mbretërve 15:18 (AL1)
Atëherë Asai mori të gjithë argjendin dhe arin, që kishte mbetur në thesarin e tempullit të Zotit dhe në thesarin e pallatit mbretëror, dhe ia dha shërbëtorëve të tij, për t'ia çuar Ben Hadadit, birit të Tabrimonit, të birit të Hezjonit, mbretit të Aramit, i cili banonte në Damask, e për t'i thënë:
1 Mbretërve 15:19 (AL1)
«Le të bëjmë një besëlidhje mes nesh, ashtu siç kishin bërë im atë dhe yt atë, dhe për këtë të kam dërguar si dhuratë argjend dhe ar. Prishe, pra, besëlidhjen që ke bërë me Bashain, mbretin e Izraelit, që të tërhiqet nga trojet e mia».
1 Kronikave 15:1 (AL1)
Davidi ndërtoi për vete një shtëpi në Qytetin e Davidit, përgatiti vendin për arkën e Perëndisë dhe nguli për të një tendë.
1 Kronikave 15:10 (AL1)
dhe prej bijve të Uzielit, prijësi Aminadab me njëqind e dymbëdhjetë vëllezër.
1 Kronikave 15:11 (AL1)
Davidi thirri priftërinjtë Cadok e Abiatar, si edhe levitët Uriel, Asajah, Joel, Shemajah, Eliel e Aminadab,