Rezultate kërkimi për: Romans 3:23
Romakëve 3:23 (AL1)
sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e kanë lavdinë e Perëndisë.
Kolosianëve 3:23 (AL1)
Gjithçka që bëni, bëjeni me shpirt si ta bënit për Zotin e jo për njerëzit,
3 Makabenjve 3:23 (AL1)
jo vetëm që e hodhën poshtë qytetarinë e paçmueshme, por përçmojnë me fjalë apo me heshtje edhe ata pak prej tyre, që sillen mirësisht me ne. Pandehin se me jetesën e tyre poshtëruese do të përshpejtojnë rrënimin e synimeve tona.
Gjyqtarët 3:23 (AL1)
Ehudi mbylli derën e dhomës së sipërme nga pas dhe i vuri shulin. Pastaj doli nga portiku.
Nehemia 3:23 (AL1)
Përtej tyre, kundruall shtëpisë së vet, bënë meremetime Benjamini e Hashubi; përtej tyre, pranë shtëpisë së vet, bëri meremetime Azarjahu, biri i Masejahut, të birit të Ananjahut;
Jobi 3:23 (AL1)
Po njeriu, që i ka udhët pa krye, se ia ka mbyllur Perëndia?
Siraku 3:23 (AL1)
Mos u mundo me çka nuk ia del dot, se të është shfaqur më shumë nga sa kupton njeriu.
Isaia 3:23 (AL1)
pasqyrat, këmishëzat, shamitë e kokës e xhubletat.
Jeremia 3:23 (AL1)
Vërtet mashtruese janë kodrinat, rrapëllimë janë malet. Vërtet në Zotin , Perëndinë tonë, është shpëtimi i Izraelit.
Vajtimet 3:23 (AL1)
Herët në mëngjes përtërihen, e madhe është besnikëria e tij.
Baruku 3:23 (AL1)
Bijtë e Hagarës, hulumtues përmbi dhe, tregtarët e Meranit e të Temanit, tregimtarët e hulumtuesit nuk e mësuan udhën e urtisë, nuk i nxunë shtigjet e saj.
Ezekieli 3:23 (AL1)
U çova e dola në luginë dhe, ja, aty qëndronte lavdia e Zotit , si lavdia që kisha parë buzë lumit Kebar, e rashë me fytyrë përtokë.
Malakia 3:23 (AL1)
Ja, unë do të dërgoj te ju profetin Eli, përpara se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit .
Marku 3:23 (AL1)
Jezui i thirri pranë vetes e filloi t'u fliste me shëmbëlltyra: «E si është e mundur që Satani të dëbojë Satanin?
Luka 3:23 (AL1)
Kur Jezui filloi shërbesën, ishte rreth tridhjetë vjeç. E pandehnin të birin e Jozefit. Jozefi ishte biri i Eliut,
Gjoni 3:23 (AL1)
Por edhe Gjoni pagëzonte në Enon, afër Salimit, se atje kishte shumë ujë e njerëzit shkonin tek ai e pagëzoheshin.
Veprat 3:23 (AL1)
Kushdo që nuk do ta dëgjojë atë profet, do të shfaroset prej popullit.
Galatasve 3:23 (AL1)
Para se të vinte besimi, ne mbaheshim të burgosur nën fuqinë e ligjit, në pritje të besimit që Perëndia do të zbulonte.
Zanafilla 3:23 (AL1)
Prandaj Zoti Perëndi e nxori jashtë kopshtit të Edenit që të punojë tokën prej së cilës u mor.
Numrat 3:23 (AL1)
Gershonitët fushonin mbrapa tendës, në krahun perëndimor.
2 Samuelit 3:23 (AL1)
Kur mbërriti Joabi bashkë me ushtrinë, e njoftuan se te mbreti kishte ardhur Abneri, biri i Nerit, dhe se ai e kishte lënë të shkonte në paqe.
1 Mbretërve 3:23 (AL1)
Atëherë mbreti tha: «Njëra thotë: “Djali im është gjallë, ndërsa djali yt ka vdekur”, tjetra i përgjigjet: “Jo, ka vdekur djali yt. Gjallë është djali im”».
2 Mbretërve 3:23 (AL1)
e thanë: «Ky është gjak! Mbretërit paskan luftuar me njëri-tjetrin e kanë vrarë njëri-tjetrin. Përpara, o moabitë, rrëmbeni plaçkën e luftës!».
1 Kronikave 3:23 (AL1)
Bijtë e Nearjahut, Eljoenai, Ezekia e Azrikami, pra tre.
1 Ezra 3:23 (AL1)
E mandej, kur u del vera, nuk mbajnë mend ç'kanë bërë.