Zakaria 13:7-9
Zakaria 13:7-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Zgjohu, o shpatë, kundër bariut tim, kundër të afërtit që kam pranë, kumton ZOTI i ushtrive. Godite bariun, që delet të shpërndahen. Dorën do ta shtrij kundër vocërrakëve. Dy të tretat e mbarë tokës, kumton ZOTI, do të zhbihen, do të marrin fund, vetëm një e treta do të mbijetojë. Nëpër zjarr do ta kaloj këtë të tretë, do ta pastroj siç pastrohet argjendi, do ta sprovoj siç sprovohet ari. Do ta thërrasin ata emrin tim e unë do t'u përgjigjem. Do t'u them: “Populli im” e ata do të thonë: “ZOTI, Perëndia ynë”».
Zakaria 13:7-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
"Zgjohu, o shpatë, kundër bariut tim dhe kundër njeriut që është shoku im", thotë Zoti i ushtrive. "Godite bariun dhe delet le të shpërndahen; pastaj do ta drejtoj dorën time kundër të vegjëlve. Dhe në gjithë vendin do të ndodhë", thotë Zoti, "që dy të tretat do të shfarosen dhe do të vdesin, por një e treta do të mbetet. Këtë të tretë do ta bëj të kalojë nëpër zjarr, do ta rafinoj ashtu si rafinohet argjendi dhe do ta vë në provë ashtu si provohet ari. Ata do të thërresin emrin tim dhe unë do t'i kënaq. Unë do të them: Ky është populli im, dhe ai do të thotë: Zoti është Perëndia im".