Zakaria 12:1-4
Zakaria 12:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Fjala e ZOTIT për Izraelin. Kumton ZOTI, ai që qiellin shtriu, tokën themeloi e shpirtin e njeriut brenda tij formoi. «Ja, po e bëj Jerusalemin si një kupë dehëse për të gjithë popujt përreth. Edhe Juda do të rrethohet, kur Jerusalemi të sulmohet. Atë ditë, do ta bëj Jerusalemin si një peshë që gjithë kombet do të mbartin. Kushdo që e mbart do të lëndohet rëndë e të gjithë popujt e tokës do të mblidhen përreth tij. Atë ditë, kumton ZOTI, do t'i hutoj kuajt e kalorësit do t'i shastis. Do t'i hedh sytë nga shtëpia e Judës, ndërsa tërë kuajt e popujve do t'i verboj.
Zakaria 12:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Orakulli i fjalës të Zotit lidhur me Izraelin. Kështu thotë Zoti që i ka shpalosur qiejt, që ka hedhur themelet e dheut dhe ka formuar frymën e njeriut përbrenda tij: "Ja, unë do ta bëj Jeruzalemin një kupë hutimi për gjithë popujt përreth; ata do të dalin gjithashtu kundër Judës, kur të rrethojnë Jeruzalemin. Atë ditë do të ndodhë që unë do ta bëj Jeruzalemin një gur të rëndë për gjithë popujt; të gjithë ata që do të ngarkohen me të do të bëhen krejtësisht copë-copë, edhe sikur të mblidheshin të gjitha kombet e dheut kundër tij. Atë ditë", thotë Zoti, "unë do t'i qëlloj me hutim të gjithë kuajt dhe me marrëzi kalorësit e tyre; do t'i hap sytë e mi mbi shtëpinë e Judës, por do të godas me verbim të gjithë kuajt e popujve.