Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Romakëve 7:8-10 - Compare All Versions

Romakëve 7:8-10 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Por duke marrë shkas prej urdhërimit, mëkati bëri që të lindin brenda meje gjithfarë lakmish. Pa ligj, mëkati është i vdekur. Dikur unë jetoja pa ligjin, por kur u dha urdhërimi i këtij ligji, mëkati mori jetë dhe unë vdiqa. Kështu urdhërimi që duhej të më çonte në jetë më çoi drejt vdekjes.

Romakëve 7:8-10 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Por mëkati, duke marrë shkas nga ky urdhërim, ngjalli në mua çdo lakmi, sepse, pa ligj, mëkati është i vdekur. Dikur unë jetoja pa ligj, por, kur erdhi urdhërimi, mëkati u ngjall dhe unë vdiqa, dhe urdhërimi që u dha për jetë, më solli vdekjen.