Romakëve 7:4-5
Romakëve 7:4-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Në të njëjtën mënyrë, o vëllezërit e mi, edhe ju keni vdekur për sa i përket ligjit, meqenëse jeni bashkuar me trupin e Krishtit. Kështu, ju i përkisni një tjetri, atij që është ngjallur prej të vdekurve, me qëllim që të japim fryte për Perëndinë. Kur ne jetonim sipas dobësisë njerëzore, dëshirat mëkatare, të nxitura përmes ligjit, vepronin në gjymtyrët tona dhe ne jepnim fryte që të çojnë në vdekje.
Ndaje
Lexo Romakëve 7Romakëve 7:4-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kështu, pra, vëllezër të mi, edhe ju jeni të vdekur për ligjin me anë të trupit të Jezu Krishtit që të bashkoheni me një tjetër, që u ringjall prej të vdekurit, që t'i japim fryte Perëndisë. Sepse, kur ishim në mish, pasionet mëkatare që ishin me anë të ligjit, vepronin në gjymtyrët tona, duke sjellë fryte vdekjeje
Ndaje
Lexo Romakëve 7