Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Romakëve 7:14-16 - Compare All Versions

Romakëve 7:14-16 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Ne e dimë se ligji është shpirtëror, ndërsa unë kam dobësinë e trupit dhe jam i shitur si skllav te mëkati. Nuk di çfarë bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej. Nëse bëj atë që nuk dua, pranoj se ligji është i mirë.

Romakëve 7:14-16 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Sepse ne e dimë se ligji është frymëror, por unë jam mishëror, i shitur mëkatit si skllav. Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej. Edhe, nëse bëj atë që nuk dua, unë pranoj që ligji është i mirë.