Romakëve 14:8-12
Romakëve 14:8-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nëse jetojmë, jetojmë për Zotin dhe nëse vdesim, vdesim për Zotin. Prandaj, edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, ne i përkasim Zotit. Për këtë arsye Krishti vdiq e u ngjall, për të qenë Zot i të gjallëve dhe i të vdekurve. Pse e gjykon vëllanë tënd? Pse e përbuz vëllanë tënd? Ne të gjithë do të qëndrojmë para gjyqit të Perëndisë. Është shkruar: pasha jetën time, thotë Zoti, çdo gju do të përkulet para meje dhe çdo gjuhë do të përlëvdojë Perëndinë. Kështu pra, çdonjëri prej nesh do të përgjigjet para Perëndisë për veten e vet.
Romakëve 14:8-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
sepse, edhe nëse rrojmë, rrojmë për Zotin; edhe nëse vdesim, vdesim për Zotin; pra, edhe po të rrojmë ose të vdesim, të Zotit jemi. Sepse për këtë edhe vdiq Krishti dhe u ngjall e u kthye në jetë: që të zotërojë edhe mbi të vdekurit, edhe mbi të gjallët. Por ti, pse e gjykon vëllanë tënd? Ose përse e përbuz vëllanë tënd? Të gjithë, pra, do të dalim përpara gjykatës së Krishtit. Sepse është shkruar: ''Rroj unë, thotë Perëndia, se çdo gjë do të ulet para meje, dhe çdo gjuhë do ta lavdërojë Perëndinë!''. Kështu, pra, secili nga ne do t'i japë llogari Perëndisë për veten e vet.