Zbulesa 14:3-4
Zbulesa 14:3-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Para fronit dhe para katër gjallesave e pleqve këndonin një këngë të re. Askush nuk mund ta mësonte këngën, përveç njëqind e dyzet e katër mijë të shpërblyerve nga toka. Këta janë ata që nuk u përlyen me gra, por mbetën të virgjër. Janë ata që shkojnë pas Qengjit, kudo ku ai shkon. Ata u shpërblyen prej njerëzve për të qenë frytet e para për Perëndinë dhe Qengjin.
Zbulesa 14:3-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ata këndonin një këngë të re përpara fronit, përpara katër qenieve të gjalla dhe përpara pleqve; dhe asnjë nuk mund ta mësonte kantikun përveç të njëqind e dyzet e katër mijëve, që ishin shpenguar nga toka. Këta janë ata që nuk janë ndotur me femra; janë në fakt të virgjër. Këta janë ata që ndjekin Qengjin, kudo që të shkojë ai; këta u shpenguan ndër njerëzit, që të jenë të parat fruta për Perëndinë dhe Qengjin.