Psalmet 78:70-72
Psalmet 78:70-72 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Edhe sgjoth Davidinë shërbëtorin’ e vet, edhe e hoq prei tufavet dhenvet; mbrapa pëllorevet e pruni, për me kullotunë Iakobinë popullin’ e ati, edhe Israelinë trashigimin’ e ati. Edhe i kulloti mbas zemrësë vet pa të keqe, edhe u hoq udhënë me të vëjefshimet duert e veta.
Psalmet 78:70-72 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
E zgjodhi Davidin, shërbëtorin e tij, prej tufave të dhenve e mori. E mori prej deleve që mëndnin, për të kullotur Jakobin, popullin e tij, dhe Izraelin, trashëgiminë e tij. Me zemër të pastër i udhëhoqi, me duar të afta u priu.
Psalmet 78:70-72 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe zgjodhi Davidin, shërbëtorin e tij, dhe e mori nga vatha e dhenve, dhe e mori nga delet që mëndnin për të kullotur Jakobin, popullin e tij dhe Izraelin, trashëgiminë e tij. Dhe ai bëri që të kullosnin me ndershmërinë e zemrës së tyre dhe i udhëhoqi me shkathtësinë e duarve të tij.