Psalmet 75:7-9
Psalmet 75:7-9 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
por Perëndia ashtë Gjyqtar: këte ul, e ate ngre. Se ndë dorë të Zotit ashtë potir plot me të qitunë venë të papërzieme, edhe ka me derdhunë prei këti, por gjithë të pabesët’ e dheut kanë me shtrydhunë të vielat e ati, edhe kanë me pimë. Por unë kam me diftuem përherë, kam me i psallunë Perëndisë Iakobit.
Psalmet 75:7-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
As nga lindja, as nga perëndimi, as nga shkretëtira nuk vjen lartësimi, se gjykatës është Perëndia. Këtë e përul, atë lart e ngre. ZOTI mban në dorë një kupë vere, plot shkumë e plot me erëza, e prej saj jep për të pirë. Gjithë të paudhët e tokës do të pinë, do ta thajnë me gjithë llum.
Psalmet 75:7-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njërin dhe ngre tjetrin. Sepse Zoti ka në dorë një kupë vere që shkumon dhe plot me erëza, që ai e zbraz. Me siguri tërë të pabesët e dheut do ta kullojnë dhe do të pinë deri llumin. Por unë do të shpall përjetë dhe do t'i këndoj lavde Perëndisë të Jakobit.