Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 6:5-7 - Compare All Versions

Psalmet 6:5-7 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Sepse në vdekje nuk do të kujtoj njeri; kush do të të kremtojë në Sheol? Unë jam sfilitur duke psherëtirë; çdo natë e lag shtratin me vajin tim dhe bëj që të rrjedhin lot mbi shtrojen time. Syri im ligështohet nga dhembja dhe plaket për shkak të tërë armiqve të mi.

Psalmet 6:5-7 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Kthehu, o ZOT, e çliroje shpirtin tim, shpëtomë për hir të mirësisë sate, se ndër të vdekurit s'ka kush të kujton, e në skëterrë s'ka kush të falënderon. U lodha së rënkuari, e njom përnatë shtratin tim, me lot e lag shtrojën time.

Psalmet 6:5-7 PSGEKK1872 (Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872)

Se s’ka kush me të kuituem ndë vdekët, edhe kush ka me të lavduruem ndë vorrt? U lodha ndë shamtimët t’eme, gjithë natënë laj shtratinë t’em, lak shtresënë t’eme me lott e mi. Syni em u vyshk prei idhënimit, u plak për punë të gjith’ anëmiqvet mi.