Psalmet 53:1-3
Psalmet 53:1-3 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Tha i marri ndë zemërë të vet: S’ka Perëndi. U prishnë e u banë të ndytë ndë pa-udhënit, s’ka kush ban mirë. Perëndia u kurrus prei qiellit te të bijt’ e njerëzëvet, për me pamë, ndë ashtë kush qi kupëton, a qi kërkon Perëndinë. Të gjith’ u përvarnë, bashkë u banë të pavëjyem; s’ka kush ban mirë, s’ka as nji.
Psalmet 53:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Thotë i marri në zemrën e tij: «S'ka Perëndi». Të gjithë janë shthurur, bëjnë padrejtësi të neveritshme; askush nuk bën të mirën. Prej qiellit Perëndia i vështron njerëzit, për të parë në ka ndonjë të mençur, që kërkon Perëndinë.
Psalmet 53:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Njeriu i pamend në zemër të vet ka thënë: "Perëndi nuk ka". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; s'ka njeri që të bëjë të mirën. Perëndia shikon nga qielli bijtë e njerëzve, për të parë në se ndonjë prej tyre ka mend dhe kërkon Perëndinë. Të gjithë janë shmangur, të gjithë janë prishur; nuk ka njeri që të bëjë të mirën, as edhe një.