Psalmet 49:1-9
Psalmet 49:1-9 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Ndëgjoni këto, gjithë popujtë; mbani vesh, gjithë vendësit’ e botësë, të mëdhej e të vogjilë, të pasun’ e të vobegë bashkë. Goja eme ka me folunë dituni, edhe mendimi i zemrësë s’eme urti. Kam me ulunë veshinë t’em ndë parabullë, kam me sgidhunë fjalën’ e errëtë me qitharë. Përse të frikohem ndë ditë të keqe, kur të më qarkojë pa-udhënia qi ashtë ndë pritë? Të cillëtë shpërejënë mbë të mirat e veta, edhe mburrenë për të shumën’ e pasëjesë vet. Askushi s’mundetë me shpërblyem vëlla, as me dhanë Perëndisë shpërblim për atë. Sepse nukë gjenë nderin’ e shpërblimit shpirtit atyne, edhe nukë gjindetë kurrë, qi të rrojë për gjithë jetën’e të mos shofi prishëje.
Psalmet 49:1-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Dëgjojeni këtë mbarë ju popuj, mbani vesh të gjithë ju banorët e botës, vegjëlia e paria, të pasur e të varfër bashkë: Goja ime do të flasë urti, zemra ime do të përsiatë me mençuri. Do t'i vë vesh fjalës së urtë, gjëegjëzën time do ta zbuloj me lirë. Përse të frikësohem në ditë fatkeqësie, kur të më rrethojë paudhësia e kundërshtarëve të mi, e atyre që shpresojnë te pasuria e vet, që mburren me të mirat e tyre të shumta? E pra, njeriun nuk e shpengon dot njeriu e askush nuk ia shlyen dot Perëndisë shpagimin e vet. Shpengimi i shpirtit është i shtrenjtë e nuk paguhet dot asnjëherë
Psalmet 49:1-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dëgjoni gjithë popujt, vini veshin, o banorë të botës, qofshin njerëz të popullit dhe fisnikë, të pasur dhe të varfër tok. Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim. Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë. Pse duhet të kem frikë nga ditët e fatkeqësisë, kur më rrethon ligësia e kundërshtarëve të mi, ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre? Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t'i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij, sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë, për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën.