Psalmet 41:7-10
Psalmet 41:7-10 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Gjith’ ata qi më kanë mëni pishtëllojënë bashkë kundrë meje, mendohenë keq kundrë meje, tue thanë: Gja e keqe iu ngjit, edhe tue u diergunë, s’ka me u ngritunë ma. Sepse edhe ai njeriu i paqtimit t’em, qi shpëreva mb’atë, i cilli hante bukënë t’eme, ngriti thundrënë kundrë meje. Por ti, o Zot, përdëlle-më, edhe ngre-më, edhe kam me ua shpaguem.
Psalmet 41:7-10 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur dikush vjen të më shohë, flet rrena e në zemër mbledh paudhësi. Mandej del jashtë e më përflet. Të gjithë ata që më urrejnë përshpëritin për mua me njëri-tjetrin e ligësi kurdisin kundër meje: «E ka zënë gjëma e tmerrshme, ka zënë shtratin e më s'ngrihet». Edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim e që hante bukën time, u ngrit kundër meje.
Psalmet 41:7-10 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Të gjithë ata që më urrejnë, pëshpëritin bashkë kundër meje; kundër meje kurdisin të keqen, duke thënë: "Një e keqe e tmerrshme e ka zënë dhe ai nuk do të ngrihet kurrë më nga vendi ku dergjet". Madje edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim dhe që hante bukën time, ka ngritur kundër meje thembrën e tij. Por ti, o Zot, ki mëshirë për mua dhe më ço në këmbë që të mund t'ua shpaguaj.