Psalmet 40:6-8
Psalmet 40:6-8 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Kurban e dhunëti nukë deshe, më nxore veshëtë, kurban të gjithë diegun’ edhe dhunëti për faj s’kërkove. Atëherë thashë: Qe te po vij, ndë ballë të librit ashtë shkruem për mue: më k’anda me bamë dashuniminë tand, o Perëndia em, edhe ligja jotë ashtë ndë miedis të zemrësë s’eme.
Psalmet 40:6-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Të shumta janë veprat e tua të mrekullueshme, o ZOT, Perëndia im, të shumta shestimet e tua për ne. Nuk ka të ngjashëm me ty! Do t'i shpallja e do t'i tregoja, por janë të panumërueshme. Ti nuk dëshiron fli e kushtime, për këtë m'i ke hapur mirë veshët, nuk kërkove as fli shkrumbimi a mëkati. Atëherë thashë: «Ja tek kam ardhur. Në rrotullën e librit është shkruar për mua.
Psalmet 40:6-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ti nuk kënaqesh as me flijime as me oferta; më ke shpuar veshët. Ti nuk ke kërkuar as holokauste as flijime për mëkatin. Atëherë unë thashë: "Ja, po vij. Në rrotullin e librit shkruhet për mua. Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është në zemrën time".