Psalmet 136:1-9
Psalmet 136:1-9 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Lavduroni Zotinë, se asht’ i mirë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë. Lavduroni Perëndin’ e perëndinavet, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë. Lavduroni Zotin’ e zotënavet, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë. Ate qi vetëmë ban mërekulli të mëdha, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë. Ate qi bani qijetë me mend, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë. Ate qi qindroi dhenë mbi ujënat, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë: Ate qi bani dritarët’ e mëdhej, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë, diellinë, për urdhënin’ e ditësë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë, hanën’ edhe hyjetë, për urdhënin’ e natësë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë.
Psalmet 136:1-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Përlëvdoni ZOTIN, se është i mirë, se mirësia e tij mbetet përjetë. Përlëvdoni Perëndinë e perëndive, se mirësia e tij mbetet përjetë. Përlëvdoni Zotin e zotërve, se mirësia e tij mbetet përjetë. Vetëm ai bën mrekulli të mëdha, se mirësia e tij mbetet përjetë. Me urti e krijoi qiellin, se mirësia e tij mbetet përjetë. Tokën e shtriu mbi ujëra, se mirësia e tij mbetet përjetë. Ai i krijoi ndriçuesit e mëdhenj, se mirësia e tij mbetet përjetë. Diellin që të sundojë ditën, se mirësia e tij mbetet përjetë. Hënën dhe yjet që të sundojnë natën, se mirësia e tij mbetet përjetë.
Psalmet 136:1-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë. Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, atë që ka bërë qiejt me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.