Psalmet 133:1-3
Psalmet 133:1-3 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Qe, sa e mirë, e sa e pëlqyeshime ashtë me ndenjunë bashkë vëllazënitë! Ashtë porsi voj ere mbi kryet, qi sdripën ndë miekrët, ndë miekrët të Aaronit, qi sdripën mbi grykët të petkut ati, porsi vesa e Hermonit, qi sdripën mbi malet e Sionësë, se atie urdhënoi Zoti bekiminë, të rruem për gjithë jetënë.
Psalmet 133:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ja, sa mirë dhe këndshëm kur vëllezërit banojnë së bashku, porsi vaj i çmuar mbi kokë, që rrjedh mbi mjekër, mbi mjekrën e Aronit, që zbret deri te kindi i petkut të tij, porsi vesa e Hermonit, që bie mbi malet e Sionit, se atje e dërgoi ZOTI bekimin, jetë në amshim.
Psalmet 133:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet! Është si vaji i çmuar i shpërndarë mbi krye, që zbret mbi mjekrën e Aaronit, që zbret deri në cep të rrobave të tij. Është si vesa e Hermonit, që zbret mbi malet e Sionit, sepse atje Zoti ka vënë bekimin, jetën në përjetësi.