Psalmet 126:1-6
Psalmet 126:1-6 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Zoti kur këtheu prapë robënit’ e Sionësë, ishim si ndëpër andërrë. Atëherë u mbush me gas goja jonë, edhe gjuha jonë me gëzim; atëherë thoshinë ndër kombet: Zoti bani punë të mëdha për ata. Zoti bani punë të mëdha për ne: u gëzuem. Këthe, o Zot, robënitë t’anë, porsi purrojtë mb’anë të mies-ditësë. Ata qi mbiellinë me lott, kanë me korrë me gëzim. Ata venë edhe qajënë, tue bartunë farë të shtreitë, këta kanë me u këthyem me gëzim, tue bartunë dorëzat’ e veta.
Psalmet 126:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur ZOTI i ktheu robërit e Sionit, na u duk sikur ishim në ëndërr. Atëherë goja jonë u mbush me gëzim e gjuha jonë plot brohori. Asokohe thuhej ndër kombe: «ZOTI bëri vepra të mëdha për ta». Po, vepra të mëdha bëri ZOTI për ne, prandaj dhe ishim të gëzuar. Ktheji sërish, o ZOT, robërit tanë, si përrenjtë e Negevit. Ata që mbjellin me lot, do të korrin me gëzim. Kur shkojnë, qajnë dhe mbartin farën për ta mbjellë, por kthehen plot gëzim dhe mbartin duajt e tyre.
Psalmet 126:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen, na u duk si ëndërr. Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: "Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta". Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, dhe jemi tërë gëzim. Bëj të rikthehen robërit tanë, o Zot, ashtu si përrenjtë në jug. Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi. Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij.