Psalmet 111:1-6
Psalmet 111:1-6 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Alleluia. Kam me lavduruem Zotinë me gjithë zemërë ndë këshille të dreitëvet, edhe ndë përmbëledhëje. Punët’ e Zotit janë të mëdha, të kërkueme prei gjith’ atyneve qi u pëlqejenë. Puna e ati ashtë lavdurim e madhëni, edhe dreitënia e ati mbet ndë jetët të jetësë. Pruni ndër mend mërekullit’ e veta, Zoti ashtë përdëllyes e i dhimshpim. U dha ushqim atyneve qi e kanë frikë; ka me mbaitunë mend përherë dhiatën’ e vet. I diftoi popullit vet fuqin’ e punëvet veta, për me u dhanë trashigim kombesh.
Psalmet 111:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Aleluja! Do ta përlëvdoj ZOTIN me gjithë zemër në kuvendin e të drejtëve, në mes të bashkësisë. Të mëdha janë veprat e ZOTIT, të gjithë ata që i dëshirojnë, i shqyrtojnë ato. Shkëlqim e madhështi është vepra e tij, drejtësia e tij mbetet përjetë. Bëri mrekulli për t'u përkujtuar, i mëshirshëm e i dhembshur është ZOTI. I ushqen ata që e druajnë, besëlidhjen e vet e kujton përjetë. I dëftoi popullit të vet fuqinë e veprave të tij
Psalmet 111:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Aleluja. Unë do të kremtoj Zotin me gjithë zemër në këshillën e të drejtëve dhe në kuvend. Të mëdha janë veprat e Zotit, të kërkuara nga të gjithë ata që kënaqen me to. Veprat e tij janë madhështore dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë. Ai bën që mrekullitë e tij të kujtohen; Zoti është i dhembshur dhe plot mëshirë. Ai u jep ushqime atyre që kanë frikë prej tij dhe do ta mbajë mend gjithnjë besëlidhjen e tij. Ai i tregoi popullit të tij fuqinë e veprave të tij, duke i dhënë trashëgiminë e kombeve.