Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 107:1-9 - Compare All Versions

Psalmet 107:1-9 PSGEKK1872 (Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872)

Lavduroni Zotinë, se asht’ i mirë, se përdëllimi i ati ashtë për gjithë jetënë. Le të thonë kështu ata qi janë shpërblyem prei Zotit, të cillët’ i shpërbleu prei dorës’ anëmikut, edhe i mbëloth prei vendesh, prei së lemi diellit, e prei së perënduemit, prei anësë borësë, e prei anësë detit. Shkoishin’ andej e këndej ndë shkretinë, mb’udhë pa-ujë, nukë gjejshinë qytet për të ndenjunë. Kishin’ uni e het, nuk’ u mbet shpirt. Ateherë thërritnë Zotinë ndë shtrëngim të vet, edhe ai i shpëtoi prei nevojavet atyne. Edhe u hoq udhënë dreitë, qi të vinë ndë qytet për të ndenjunë. Le të lavdurojënë Zotinë për përdëllimet e ati, edhe për mërekullit e ati qi bani te të bijt e njerëzëvet, se ngini shpirt të heçim, edhe mbushi me të mira shpirt të unëshim.

Psalmet 107:1-9 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Përlëvdoni ZOTIN, se është i mirë, se mirësia e tij mbetet përjetë. Le ta thonë të shpenguarit prej ZOTIT, ata që prej dorës së armikut i shpengoi e bashkë i mblodhi prej vendeve të huaja, prej lindjes e prej perëndimit, prej veriut e prej anës së detit. Endeshin nëpër shkretëtirë, në vend të thatë, pa e gjetur udhën për ndonjë qytet të banuar. Kishin uri, kishin etje, po u këputej shpirti. Mes fatkeqësisë i thirrën ZOTIT dhe ai i shpëtoi prej mjerimeve. U priu në një udhë të drejtë, që në një qytet të banuar të shkonin. Le të përlëvdojnë ZOTIN për mirësinë e tij, për mrekullitë e tij për bijtë e njerëzve. Se ai e ngiu shpirtin e të eturit, me të mira e mbushi shpirtin e të uriturit.

Psalmet 107:1-9 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. Kështu thonë të shpenguarit prej Zotit që ai i ka çliruar nga dora e kundërshtarit, dhe që ka mbledhur nga vende të ndryshme, nga lindja dhe perëndimi, nga veriu dhe nga jugu. Ata endeshin nëpër shkretëtirë, në vende të shkretuara, dhe nuk gjenin asnjë qytet ku të banonin. Të uritur e të etur, jeta e tyre po ligështohej. Por në fatkeqësitë e tyre ata i thirrën Zotit dhe ai i çliroi nga ankthet e tyre; dhe i çoi në rrugën e drejtë, me qëllim që të arrinin në një qytet ku të banonin. Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve. Sepse ai ka ngopur shpirtin e etur dhe e ka mbushur me të mira shpirtin e uritur.