Psalmet 1:1-6
Psalmet 1:1-6 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Lum ai njeri qi nuk’ eci ndë këshillë të pa-besëvet, edhe s’qindroi nd’udhë të fajtorëvet, edhe s’ndenji ndë shkamp të përqeshësëvet. Por dashunimi i ati ashtë ndë ligjët të Zotit; edhe shkon ndër mend ligjën e ati dit’ e natë. Edhe ka me qenunë porsi druni qi ashtë mbiellë përanë viavet ujënavet, qi ep pemën e vet ndë kohë të vet, edhe gjethi s’i vyshketë; edhe gjithë sa të bajë, kanë me votunë mbarë. Të pa-besëtë nukë kanë me qenunë kështu, por kanë me qenunë porsi kashta, qi e heth tej era. Përandai të pa-besëtë s’kanë me qindruem ndë gjyq, as fajtorëtë ndë përmbëledhëje të dreitëvet. Sepse Zoti ngjef udhën’ e të dreitëvet, por udh’ e të pa-besëvet ka me u bierrë.
Psalmet 1:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Lum njeriu që nuk ndjek këshillën e të paudhëve dhe udhës së mëkatarëve nuk qëndron, që nuk rri me përqeshësit, por kënaqet me ligjin e ZOTIT dhe ditë e natë për atë ligj mendon. Ai është si pemë e mbjellë buzë rrjedhës së ujërave, që frytin e jep në stinën e vet e gjethja nuk i vyshket. Atij i shkon mbarë gjithçka bën. Por nuk ndodh kështu me të paudhët. Ata janë si byku që merr era. Të paudhët nuk do t'i bëjnë ballë gjykimit, as mëkatarët kuvendit të të drejtëve. ZOTI e njeh mirë udhën e të drejtëve, ndërsa udha e të paudhëve do të marrë fund.
Psalmet 1:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit, por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij. Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi. Të tillë nuk janë të pabesët; janë si byku që era e shpërndan. Prandaj të pabesët nuk do të përballojnë gjykimin, as mëkatarët në kuvendin e të drejtëve. Sepse Zoti njeh rrugët të drejtëve, por rruga e të pabesëve të çon në shkatërrim.