Fjalët e urta 8:22-29
Fjalët e urta 8:22-29 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ZOTI më bëri fillimin e udhës së tij, pikënisjen e veprave të tij qëkur. Qëmoti kam qenë caktuar, që në krye të herës, para se toka të zinte fill. Kur ende s'kishte humnera, unë isha lindur. Kur s'kishte ende gurra me ujë të bollshëm, para se të ngriheshin malet e para se të ishin kodrat, unë isha lindur. Ende nuk e kishte krijuar tokën, as fushat, as të parin pluhur të botës. Kur i nguliti qiejt, unë isha aty. Kur skajoi humnerën, kur i ngjeshi retë atje lart, kur i forcoi gurrat e humbëtirës, kur u vuri cakun detit e ujërave, që të mos vërshojnë, kur hodhi themelet e tokës
Fjalët e urta 8:22-29 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Zoti më zotëroi në fillim të rrugës së tij, përpara veprave të tij më të lashta. U vendosa nga amshimi, që në krye, para se toka të ekzistonte. Më prodhuan kur nuk kishte ende humnera, kur nuk kishte burime me ujë të bollshëm. Më prodhuan para se themelet e maleve të ishin përforcuar, para kodrinave, kur nuk kishte sajuar ende as tokën, as fushat dhe as plisat e para të dheut. Kur ai fiksonte qiejt, unë isha aty; kur bënte një rreth mbi sipërfaqen e humnerës, kur i bënte të qëndrueshëm qiejt e epërm, kur përforconte burimet e humnerës, kur i caktonte detit caqet e tij në mënyrë që ujërat të mos kalonin përtej urdhrit të tij, kur vendoste themelet e dheut