Fjalët e urta 7:1-5
Fjalët e urta 7:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Biri im, ruaji fjalët e mia e mbaj me vete urdhërimet e mia. Mbaji urdhërimet e mia e do të jetosh, mësimi im të jetë si ninëza e syrit tënd. Lidhi në gishtat e tu, shkruaji mbi rrasën e zemrës sate. Urtisë thuaji: «Ti je motra ime» e gjykimin quaje sivëlla, që të të ruajë nga gruaja e panjohur, nga e huaja fjalëpërkëdhelur.
Ndaje
Lexo Fjalët e urta 7Fjalët e urta 7:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Biri im, ruaji fjalët e mia dhe urdhërimet e mia në veten tënde, Ruaji urdhërimet e mia dhe ke për të jetuar; ruaji mësimet e mia si bebja e syve të tu. Lidhi ndër gishta, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate. Thuaji diturisë: "Ti je motra ime" dhe quaje "shok" gjykimin, me qëllim që të të ruajnë nga gruaja e tjetrit nga gruaja e huaj që përdor fjalë lajkatare.
Ndaje
Lexo Fjalët e urta 7