Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fjalët e urta 3:13-20 - Compare All Versions

Fjalët e urta 3:13-20 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Lum njeriu që e ka gjetur urtinë, lum ai që ka kapur arsyen, është më e vlefshme se argjendi, më e dobishme se ari, më e çmueshme se margaritarët, e pakrahasueshme me asnjë kënaqësi. Në të djathtë mban jetëgjatësinë, në të majtë pasurinë e nderin. Udhët e saj janë të këndshme, tërë shtigjet e saj të paqme. Për kë e rrok atë, ajo është pema e jetës; lum ai që kapet pas saj. ZOTI e themeloi tokën me urti e me mençuri i nguliti qiejt. Me dijen e tij shpërthyen humnerat e retë pikuan vesën.

Fjalët e urta 3:13-20 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen. Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar. Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të. Gjatësia e jetës është në të djathtë të saj, pasuria dhe lavdia në të majtë të saj. Rrugët e saj janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja. Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje. Me diturinë Zoti krijoi tokën dhe me zgjuarsinë i bëri të qëndrueshëm qiejt. Me diturinë e tij u hapën humnerat dhe retë japin vesë.