Fjalët e urta 3:1-6
Fjalët e urta 3:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Biri im, mos i harro udhëzimet e mia e mbaj në zemër urdhërimet e mia, se ditë të shumta, vite jete e paqe do të të japin. Mos të lëntë mirësia, as besnikëria, ndaj vari rreth qafës e shkruaji mbi rrasën e zemrës sate, se do të gjesh përkrahje e pëlqim para Perëndisë e para njerëzve. Beso në ZOTIN me gjithë zemër e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde. Mendo për të në të gjitha udhët e tua e ai do të t'i drejtojë shtigjet.
Fjalët e urta 3:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia, sepse do të të shtohen ditë të gjata, vite jete dhe paqeje. Mirësia dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; lidhi rreth qafës, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate; do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve. Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.