Fjalët e urta 24:10-12
Fjalët e urta 24:10-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nëse ligështohesh në ngushticë, paske pak fuqi. Çliroi të dënuarit me vdekje, ndaloi ata që zvargen drejt thertores. Po të thuash: «Nuk e dinim», a s'do ta kuptojë ai që peshon zemrat? Ai që kujdeset për jetën tënde e di e do t'ia kthejë secilit sipas veprave të veta.
Fjalët e urta 24:10-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Po të mos kesh guxim ditën e fatkeqësisë, forca jote është shumë e pakët. Çliro ata që i tërheqin drejt vdekjes dhe mbaji ata që po i çojnë në thertore. Po të thuash: "Ja, ne nuk e dinim", ai që peshon zemrat a nuk e shikon? Ai që ruan shpirtin tënd nuk e di vallë? Ai do t'i japë secilit sipas veprave të tij.