Fjalët e urta 10:1-3
Fjalët e urta 10:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Fjalët e urta të Solomonit. Biri i urtë e gëzon të atin; biri i marrë e trishton të ëmën. Thesaret e mbledhura me prapësi, nuk bëjnë dobi, ndërsa drejtësia çliron nga vdekja. ZOTI s'e lë të drejtin të uritet, por dëshirimet e të prapëve i hedh poshtë.
Fjalët e urta 10:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Fjalët e urta të Salomonit. Një fëmijë e urtë e gëzon të atin, por një fëmijë budalla i shkakton vuajtje nënës së vet. Thesaret e padrejtësisë nuk japin dobi, por drejtësia të çliron nga vdekja. Zoti nuk do të lejojë që i drejti të vuajë nga uria, por hedh poshtë dëshirën e të pabesëve.