Filipianëve 2:21-24
Filipianëve 2:21-24 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Sepse të gjithë shohin interesin e vet dhe jo atë të Jezu Krishtit. Ju e dini sesa i sprovuar është treguar Timoteu. Ai ka shërbyer bashkë me mua për përhapjen e ungjillit dhe më ka ndihmuar si biri ndihmon të atin. Kështu, shpresoj t'jua dërgoj sapo të shoh si do të shkojnë punët me mua. Por jam i bindur se Zoti do të më ndihmojë, që edhe unë vetë të vij së shpejti.
Ndaje
Lexo Filipianëve 2Filipianëve 2:21-24 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sepse në fakt të gjithë kërkojnë interesin e vet dhe jo gjërat e Jezu Krishtit. Por ju e njihni provën e tij se si shërbeu bashkë me mua për ungjillin, si një bir i shërben të atit. Shpresoj, pra, t'jua dërgoj atë menjëherë, posa të marr vesh si do të venë punët e mia. Dhe kam besim te Zoti që edhe unë vetë do të vij së shpejti.
Ndaje
Lexo Filipianëve 2