Filipianëve 2:17-23
Filipianëve 2:17-23 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Edhe nëse gjaku im do të derdhej si flijim mbi flinë kushtuese të besimit tuaj ndaj Perëndisë, do të gëzohem e do të ngazëllej bashkë me të gjithë ju. Po ashtu edhe ju gëzohuni e ngazëllohuni bashkë me mua. Shpresoj se me ndihmën e Zotit Jezu do t'ju dërgoj së shpejti Timoteun, që të marr edhe unë zemër kur të kem lajme prej jush. Përveç tij, nuk kam asnjë tjetër që të jetë në një mendje me mua e që të kujdeset sinqerisht për mirëqenien tuaj. Sepse të gjithë shohin interesin e vet dhe jo atë të Jezu Krishtit. Ju e dini sesa i sprovuar është treguar Timoteu. Ai ka shërbyer bashkë me mua për përhapjen e ungjillit dhe më ka ndihmuar si biri ndihmon të atin. Kështu, shpresoj t'jua dërgoj sapo të shoh si do të shkojnë punët me mua.
Filipianëve 2:17-23 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por, edhe sikur unë të jem derdhur si flijim dhe shërbesë të besimit tuaj, gëzohem dhe ngazëlloj me ju të gjithë. Po ashtu edhe ju gëzohuni dhe ngazëllohuni me mua. Por shpresoj, në Zotin Jezus, t'ju dërgoj së shpejti Timoteun, që edhe unë duke njohur kushtet tuaja të inkurajohem, sepse nuk kam asnjë në një mendje me mua, që të kujdeset sinqerisht për gjërat tuaja. Sepse në fakt të gjithë kërkojnë interesin e vet dhe jo gjërat e Jezu Krishtit. Por ju e njihni provën e tij se si shërbeu bashkë me mua për ungjillin, si një bir i shërben të atit. Shpresoj, pra, t'jua dërgoj atë menjëherë, posa të marr vesh si do të venë punët e mia.