Filipianëve 1:3-6
Filipianëve 1:3-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
E falënderoj Perëndinë tim sa herë ju kujtoj. Në çdo lutje që bëj, gjithmonë, lutem me gëzim për ju të gjithë, për pjesëmarrjen tuaj në dobi të ungjillit nga dita e parë deri tani. Jam i sigurt se ai që nisi një vepër të mirë mes jush, do ta përfundojë deri në ditën kur do të vijë Krishti Jezu.
Ndaje
Lexo Filipianëve 1Filipianëve 1:3-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
E falënderoj Perëndinë tim, sa herë që ju kujtoj, duke iu lutur gjithmonë me gëzim për ju të gjithë në çdo lutje që bëj, për pjesëmarrjen tuaj në ungjillin që nga dita e parë e deri tani, duke qenë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit.
Ndaje
Lexo Filipianëve 1