Filemonit 1:8-14
Filemonit 1:8-14 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Prandaj, edhe pse për shkak të Krishtit kam liri të plotë të të urdhëroj ç'duhet të bësh, parapëlqej të të kërkoj diçka në emër të dashurisë. Unë Pali, i plakur, por tani edhe i burgosur për Krishtin Jezu, të lutem për Onesimin, birin tim në Jezu Krishtin, që e ktheva në besimin tonë kur isha në pranga. Onesimi, që dikur ishte i padobishëm për ty, tani është i dobishëm edhe për ty, edhe për mua. Dhe ja ku po ta kthej atë që është vetë zemra ime. Unë doja ta mbaja atë pranë vetes, që të më shërbente në vendin tënd ndërsa jam në pranga për shkak të ungjillit. Por nuk desha të bëja asgjë pa dijeninë tënde, që vepra jote e mirë të mos bëhet si me detyrim, por të jetë e vullnetshme.
Filemonit 1:8-14 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Prandaj, edhe pse kam liri të plotë në Krishtin të të urdhëroj atë që duhet të bësh, më shumë më pëlqen të të lutem për dashurinë, kështu siç jam unë, Pali, plak dhe tashti edhe i burgosur i Jezu Krishtit; të lutem për birin tim, Onesimin, që më lindi në prangat e mia, i cili dikur s'kishte fare vlerë për ty, por që tani është shumë i vlefshëm për ty e për mua, të cilin ta dërgova përsëri; dhe ti prite atë, zemrën time. Do të desha ta mbaja pranë vetes që të më shërbente në vendin tënd në prangat për shkak të ungjillit; por nuk desha të bëja asgjë pa mendjen tënde që e mira të cilën do të bësh të mos jetë nga detyrimi, por me dashje.