Numrat 26:1-4
Numrat 26:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pastaj, pas plagës, ZOTI i tha Moisiut dhe Eleazarit, birit të priftit Aron: «Numëroni sipas familjeve të etërve, nga mosha njëzet vjeç e sipër tërë bashkësinë e Izraelit, tërë ata që janë të aftë për luftë». Kur izraelitët ishin në stepat e Moabit, pranë Jordanit kundruall Jerikosë, Moisiu e prifti Eleazar u thanë: «Numëroni këdo që është njëzet vjeç e sipër, siç e urdhëroi ZOTI Moisiun». Këta ishin izraelitët që dolën nga toka e Egjiptit
Numrat 26:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pas fatkeqësisë, ndodhi që Zoti u foli Moisiut dhe Eleazarit, birit të priftit Aaron, duke u thënë: "Bëni regjistrimin e tërë popullsisë së bijve të Izraelit, nga mosha njëzet e një vjeç e lart, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, të të gjithë atyre që në Izrael mund të shkojnë në luftë". Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar u folën atyre në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos, duke u thënë: "Të bëhet regjistrimi i njerëzve nga mosha njëzet e një vjeç e lart ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun dhe bijtë e Izraelit, kur dolën nga vendi i Egjiptit".