Numrat 13:1-3 - Compare All Versions
Numrat 13:1-3 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Zoti i foli Moisiut, duke i thënë: "Dërgo njerëz të këqyrin vendin e Kanaanit që unë po u jap bijve të Izraelit. Do të dërgoni një nga çdo fis i etërve të tyre; të gjithë të jenë nga princat e tyre". Kështu Moisiu i nisi nga shkretëtira e Paranit, sipas urdhrit të Zotit; të gjithë këta ishin krerë të bijve të Izraelit.
Ndaje
Numrat 13 ALBBNumrat 13:1-3 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
ZOTI i tha Moisiut: «Dërgo disa burra që të hetojnë tokën e Kanaanit, të cilën unë po ua jap izraelitëve. Dërgoni nga një prijës për çdo fis». Moisiu veproi siç i tha ZOTI dhe i dërgoi krerët e izraelitëve nga shkretëtira e Paranit.
Ndaje
Numrat 13 AL1