Numrat 12:1-3
Numrat 12:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Mirjama e Aroni folën kundër Moisiut për shkak të gruas kushite që kishte marrë. Ata thanë: «A thua ZOTI ka folur vetëm përmes Moisiut? A nuk ka folur edhe përmes nesh?». ZOTI i dëgjoi. Moisiu ishte njeri shumë i përulur, më i përuluri ndër tërë njerëzit mbi faqen e dheut.
Ndaje
Lexo Numrat 12Numrat 12:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Miriami dhe Aaroni iu kundërvunë Moisiut me fjalë për shkak të gruas etiopase me të cilën qe martuar; në fakt ai qe martuar me një grua etiopase. Dhe i thanë: "Mos vallë Zoti ka folur vetëm me anë të Moisiut? A nuk ka folur ai edhe nëpërmjet nesh?". Dhe Zoti dëgjoi. (Sepse Moisiu ishte një njeri shumë zemërbutë, më tepër se kushdo mbi faqen e dheut).
Ndaje
Lexo Numrat 12