Nahumi 1:3-7
Nahumi 1:3-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ZOTI është i ngadaltë në zemërim, i madhërishëm në fuqi, fajtorin nuk e lë pa ndëshkim. ZOTI rrugëton në furtunë e stuhi, si pluhur i shkel retë këmba e tij. Qorton detin, e than atë, tërë lumenjtë i shteron. U mpak Bashani e Karmeli, u venit lulëzimi i Libanit. Prej tij malet tranden e kodrat dridhen. Para tij gulçon toka, bota e mbarë banorët e saj. Kush mund t'i bëjë ballë furisë së tij? Kush mund ta durojë zemërimin e tij? Porsi zjarri e derdh tërbimin, para tij shkërmoqen shkëmbinjtë. ZOTI është i mirë, strehë në ditë të vështirë. I njeh ata që strehon te vetja.
Nahumi 1:3-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Zoti është i ngadalshëm në zemërim dhe pushtetmadh, por nuk e lë pa e ndëshkuar aspak të ligun. Zoti vazhdon rrugën e tij në shakullinë dhe në furtunë dhe retë janë pluhuri i këmbëve të tij. Ai e qorton rëndë detin dhe e than, i bën të thahen të gjithë lumenjtë. Bashani dhe Karmeli thahen dhe lulja e Libanit fishket. Malet dridhen para tij, kodrat treten; në prani të tij toka ngrihet, po, bota dhe tërë banorët e saj. Kush mund t'i rezistojë indinjatës së tij dhe kush mund të durojë zjarrin e zemërimit të tij? Tërbimi i tij derdhet si zjarr dhe shkëmbinjtë janë prej tij të thërrmuara. Zoti është i mirë, është një fortesë në ditën e fatkeqësisë; ai i njeh ata që kërkojnë strehë tek ai.