Marku 7:31-35
Marku 7:31-35 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pastaj, ndërsa po kthehej nga krahina e Tirit, shkoi nëpër Sidon drejt liqenit të Galilesë, përmes krahinës së Dekapojës. Aty i sollën një të shurdhët që fliste me vështirësi e iu lutën të vinte duart mbi të. Si e ndau veç nga turma, ia vuri gishtat në veshë. Pastaj ia preku gjuhën me pështymë, ngriti sytë drejt qiellit, psherëtiu e i tha: «Effatha!», që do të thotë «Hapu!». Menjëherë atij iu hapën veshët, iu zgjidh gjuha e filloi të fliste rrjedhshëm.
Marku 7:31-35 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Mbasi u nis përsëri nga krahina e Tiros dhe e Sidonit, Jezusi arriti te deti i Galilesë, në mes të krahinës së Dekapolisit. Dhe i paraqitën një të shurdhët që mezi fliste, dhe iu lutën t'i vërë duart mbi të. Si e mori veçmas, larg turmës, ia shtiu gishtërinjtë në vesh dhe mbasi e pështyu ia preku gjuhën. Pastaj i drejtoi sytë nga qielli, psherëtiu dhe i tha: ''Effatha'', që do të thotë: ''Hapu!''. Dhe menjëherë iu hapën veshët, iu zgjidh nyja e gjuhës dhe foli rrjedhshëm.