Marku 11:15-19
Marku 11:15-19 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur arritën në Jerusalem, Jezui hyri në tempull e nisi të dëbonte ata që shisnin e blinin aty. Pastaj përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe tryezat e tregtarëve të pëllumbave e s'lejonte njeri të mbartte sende nëpër tempull. Jezui i mësonte e u thoshte: «A nuk është shkruar: shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjeje për të gjitha kombet. Por ju e keni bërë shpellë kusarësh». Kryepriftërinjtë e shkruesit dëgjuan për këtë dhe kërkonin sesi ta vrisnin. Në të vërtetë e kishin frikë, sepse tërë turma mahnitej me mësimin e tij. Kur ra muzgu, ata dolën nga qyteti.
Marku 11:15-19 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kështu arritën në Jeruzalem. Dhe Jezusi, mbasi hyri në tempull, filloi t'i dëbojë ata që shisnin dhe blinin brenda tempullit dhe përmbysi tavolinat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave. Dhe nuk lejoi asnjë që të mbartte sende nëpër tempull. Dhe i mësonte duke u thënë atyre: ''Vallë nuk është shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi e lutjes për të gjithë kombet"? Ju, përkundrazi, e keni bërë shpellë kusarësh!''. Tani skribët dhe krerët e priftërinjve kur i dëgjuan këto fjalë kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, por kishin frikë prej tij, sepse gjithë turma ishte e mahnitur nga doktrina e tij. Dhe kur u bë darkë, Jezusi doli jashtë qytetit.