Marku 10:1-12
Marku 10:1-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jezui u largua që andej e shkoi në krahinën e Judesë, përtej Jordanit, e përsëri turmat u mblodhën pranë tij. Ai filloi përsëri t'i mësonte, siç e kishte zakon. Disa farisenj iu afruan dhe, për ta zënë në kurth, e pyetën: «A është e lejueshme që burri ta ndajë gruan?». Jezui u përgjigj: «Çfarë ju ka urdhëruar Moisiu?». Ata i thanë: «Moisiu ka lejuar t'i shkruhet gruas fletëndarja e të lihet ». Jezui u tha: «Ai jua ka shkruar këtë urdhërim për shkak të ngurtësisë së zemrës suaj, por që nga fillimi i krijimit Perëndia bëri mashkullin e femrën. Prandaj burri do ta lërë të atin e të ëmën e do të bashkohet me gruan e vet dhe të dy do të bëhen një trup i vetëm. Kështu, ata nuk do të jenë më dy, por një trup i vetëm. Prandaj atë që ka bashkuar Perëndia, njeriu të mos e ndajë!». Kur u kthyen në shtëpinë ku po rrinin, dishepujt e pyetën përsëri për këtë gjë. Ai u tha: «Kushdo që e ndan gruan e vet e martohet me një tjetër, bën tradhti bashkëshortore ndaj saj, dhe kushdo që e ndan burrin e vet e martohet me një tjetër, bën tradhti bashkëshortore».
Marku 10:1-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Mbasi u nis prej andej, Jezusi shkoi në krahinën e Judesë gjatë Jordanit dhe përsëri u mblodhën rreth tij turma; ai përsëri filloi t'i mësojë, siç e kishte zakon. Dhe farisenjtë, për ta vënë në provë, e pyetën: ''A është e ligjshme që burri ta lë gruan?''. Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Çfarë ju ka urdhëruar Moisiu?''. Ata thanë: ''Moisiu ka lejuar të shkruhet letra e shkurorëzimit dhe ta lësh gruan''. Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Për shkak të ngurtësisë së zemrës suaj ai e shkroi atë rregull; por në fillim të krijimit, Perëndia i bëri mashkull e femër. Për këtë arsye njeriu do ta braktisë babanë e tij dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm; kështu nuk janë më dy, por një mish i vetëm. Prandaj njeriu të mos ndajë atë që Perëndia e ka bashkuar!''. Dhe në shtëpi dishepujt e vet e pyetën përsëri për këtë çështje. Atëherë ai u tha atyre: ''Ai që lë gruan e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën me të. Po ashtu, nëse gruaja lë burrin e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën.