Mikea 5:1-5
Mikea 5:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«E ti, o Betlehem i Efratës, edhe pse më i vogli ndër klanet e Judës, prej teje do të dalë për mua ai që do të sundojë në Izrael. Zanafilla e tij është prej lashtësisë, prej ditëve të amshimit. Perëndia do t'i braktisë derisa të lindë gruaja shtatzënë dhe vëllezërit që mbeten do të kthehen te bijtë e Izraelit. Ai do të qëndrojë e grigjën do ta kullotë, me fuqinë e ZOTIT, me madhështinë e emrit të ZOTIT, Perëndisë së tij. Ata do të banojnë të sigurt, se madhështia e tij do shtrihet në çdo skaj të tokës. Do të ketë paqe, e në ardhtë Asiria në tokën tonë e fortesat në na i shkeltë, do të ngremë nja shtatë a tetë prijës kundër tij, që, me shpatë, ta sundojnë tokën e Asirisë, me shpatë zhveshur tokën e Nimrodit. Ai do të na shpëtojë prej Asirisë, në ardhtë në tokën tonë e kufijtë në na i shkeltë.
Mikea 5:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Tani, bashkohu tok, o bijë e trupave. Na kanë rrethuar; me shufër godasin mbi faqe gjyqtarin e Izraelit. "Por ti, o Betlem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë". Prandaj ai do t'i braktisë deri në kohën në të cilën ajo që duhet të lindë ka për të lindur; atëherë kusuri i vëllezërve të saj do t'u kthehet bijve të Izraelit. Ai do të mbetet për të kullotur kopenë e tij me pushtetin e Zotit, në madhërinë e emrit të Zotit, Perëndisë së tij. Dhe ata do të banojnë të sigurt, sepse atëherë ai do të jetë i madh deri në skajet e tokës. Dhe ai vetë do të jetë paqja. Kur Asiri do të vijë në vendin tonë dhe do të shkelë në pallatet tona, ne do të nxjerrim kundër tij shtatë barinj dhe tetë princa nga njerëzit e zakonshëm.